Trafik droge nga Shqipëria dhe Ekuadori drejt Europës, SPAK dërgon për gjykim Rexhep Rrajën dhe 17 të tjerë

Publikuar me datë:

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj disa të pandehurve të akuzuar për trafik droge, mes tyre edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Rexhep Rraja, Emiljan Burba dhe Ervis Shuli akuzohen si drejtues të grupit kriminal që trafikonte drogë.

Bujar Sefa (alias Xaka, alias Lala), Mavin Bushati, Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini (alias Iamandi), Bledar (alias Blerti) Cafi, Endrit (alias Indrit) Dokle dhe Zamir Aliaj (alias Çoku) akuzohen për trafik droge në kuadër të grupit kriminal. Ata akuzohen gjithashtu për pjesëmarrje në grup kriminal.

Islam Sefa (alias Xaka), Hajdar Sefa (alias Xaka, alias Lala) dhe Vidjan Baroka akuzohen për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, ndërsa Agim Nina (alias Lorenc Selmani) akuzohet për trafik droge të kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e hetimeve të kryera ka rezultuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre, përmes komunikimeve në aplikacionin e platformës së enkriptuar “SkyECC”, janë koordinuar mes tyre për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme kriminale. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet e drejtësisë franceze, në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike.

Të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me persona të dënuar nga autoritetet e huaja, si dhe me persona ende të paidentifikuar, kanë trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria dhe vendet e Amerikës Latine (Ekuadori) në drejtim të Malit të Zi, Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës.

Episodi i parë, i datës 3 nëntor 2020: Autoritetet kompetente të Malit të Zi sekuestruan sasinë prej 1 722 kg marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Episodi i dytë, i datës 26 janar 2021: Autoritetet kompetente të Turqisë sekuestruan sasinë prej rreth 236 kg marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

Episodi i tretë, i datës 23 nëntor 2020: Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës sekuestruan sasinë prej 475 kg kokainë, e dërguar nga Ekuadori në portin e Vlissingenit, në Holandë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Studentët vijojnë protestën, marshim nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

Një grup protestuesish ka filluar marshimin nga Rruga e...

Tabaku: Shqipëria po shkon drejt autokracisë, mbi 1 mijë të shoqëruar në protesta, 250 prej tyre të mitur: Paradite kërkojnë dialog, pasdite dhunojnë studentët

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, Jorida Tabaku, ka shprehur kritika të ashpra në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me mënyrën e menaxhimit të protestave studentore në Shqipëri. Tabaku theksoi se ka kërkuar që ministri i Brendshëm të raportojë në komision lidhur me […]

Marina Duhani në aktivitetin e “Tetorit Rozë” në Vau-Dejës: Kontrollet në kohë mund të shpëtojnë jetë

Bashkia Vau i Dejës organizoi një aktivitet sensibilizues në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e kujdesit për shëndetin e grave. Në aktivitet mori pjesë edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Marina Duhani, e cila u bëri thirrje grave që të mos neglizhojnë […]