U qëllua nga pas teksa pinte kafen e mëngjesit, këngëtari shkodran jashtë rrezikut për jetën! E kaluara e tij e errët në Francë

Publikuar me datë:

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e këngëtarit shkodran Taulant Hotaj, i cili u qëllua nga një person i maskuar teksa po pinte kafen e mëngjesit në një lokal në fshatin Shtoj i Ri të Shkodrës. Mësohet se Hotaj është qëlluar me një plumb në këmbë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pas trajtimit nga mjekët, këngëtari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, Hotaj kishte shkuar për të pirë kafen në lokalin ku punon edhe si këngëtar, kur një person i paidentifikuar, i cili mbante një maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë së COVID-19, i është afruar papritur. Autori i dyshuar e ka qëlluar me armë zjarri nga pas, duke e plagosur në këmbë, dhe më pas është larguar.

Menjëherë pas ngjarjes, efektivët e Policisë së Shkodrës kanë mbërritur në vendin e plagosjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Deri më tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta. Ndërkohë, burime pranë Policisë bëjnë me dije se këngëtari Taulant Hotaj rezulton me precedentë penalë jashtë vendit.

Sipas të njëjtave burime, në qershor të vitit 2025, Hotaj është deportuar nga Franca drejt Shqipërisë, pasi ishte dënuar për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje. Ai raportohet se ka vuajtur gjashtë muaj burgim në Francë dhe më pas, pas uljes së dënimit, është deportuar nga autoritetet franceze. Ende nuk dihet nëse e kaluara e tij penale ka ndonjë lidhje me plagosjen e ndodhur këtë të martë në Shkodër. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të sulmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Makina përplas biçikletën në Berat, ndërron jetë 63-vjeçari. Plagoset dhe një këmbësore

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e...

U arrestuan gjatë protestës, gjykata liron 12 protestues

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm...

Veliaj: Pavarësisht izolimit tim, Bashkia Tiranë dhuron 1500 kredi të buta për familjet e reja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar...