Plumbi i gomës i depërtoi në sy/ I riu po operohet, gazetari zbulon detaje nga biseda me mikun: Rasti është i vështirë sepse…

Publikuar me datë:

Gazetari Klevin Muka ka ndarë përjetimet e tij nga raportimi në terren gjatë protestës, duke theksuar vështirësitë dhe tensionin me të cilat është përballur.

Një nga episodet më të rënda që ai përmendi lidhej me plagosjen e një të riu, i cili u qëllua në sy nga policia me plumb gome. Muka sqaroi se, sipas informacionit të marrë nga të afërmit e të plagosurit, situata paraqitet shumë serioze, pasi materiali prej gome ka hyrë brenda syrit të tij.

“Uroj që të shërohet dhe t’i shpëtojë syri. Nga komunikimi që kam pasur me një mikun e tij më thotë që është në operacion. Mjekët thonë që është rast i vështirë sepse materiali i gomës ka depërtuar brenda syrit. Ishte e tmerrshme ta shihje në atë gjendje, djalë i ri. Të trajtohej në këtë formë. Të gjithë ne, dhe kolegë të News24 jemi të rrezikuar shumë, një tjetër koleg është dëmtuar nga plumbi i gomës ka shkuar të marrë shërbim mjekësor. Duket sikur dhe ne jemi në një sulm të përqendruar”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related