Studentët refuzojnë ftesën e Ramës, heqin stolat prej guri para Kryeministrisë

Publikuar me datë:

Studentët protestues kanë refuzuar kategorikisht ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke larguar nga vendi stolat prej guri të vendosur përpara godinës së Kryeministrisë dhe iu kanë vënë zjarrin shilteve.

Siç shihet edhe nga pamjet, të rinjtë kanë hequr stolat, duke dhënë një mesazh të qartë se nuk pranojnë të ulen në një tryezë bisedimesh me kreun e qeverisë.

Veprimi i tyre vjen pasi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit, ndërsa këta të fundit vijojnë të këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e tij.

Protesta ka nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa studentëve u janë bashkuar pedagogë, qytetarë dhe mjekë, të cilët kanë dalë në mbështetje të kërkesave të të rinjve. Të grumbulluar përpara Kryeministrisë, protestuesit vijojnë thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga pushteti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta kombëtare nesër në Tiranë, studentët nga rrethet bashkohen me kryeqytetasit, pedagogë dhe mjekë në mbështetje të të rinjve

Tubimi përpara Kryeministrisë po tërheq një numër në rritje qytetarësh, ndërsa deri tani situata ka mbetur e qetë, pa shënuar incidente apo përplasje me forcat e rendit. Sipas gazetarit Renaldo Salanji, një kordon policie është pozicionuar përballë godinës qeveritare. Ndërkohë, përgatitjet për protestën kombëtare të paralajmëruar nga studentët për nesër në Tiranë po vijojnë intensivisht. […]

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon fëmijët...