Jordani/ 7 të vrarë dhe 28 të plagosur nga të shtënat në kishë

Publikuar me datë:

Shtatë persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën kur u hap zjarr brenda një kishe ortodokse greke në provincën Karak, në qendër të Jordanisë.

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë ceremonisë së një funerali, rreth 180 kilometra në jug të Amanit. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Sigurisë Publike, të armatosur hynë në ambientet e kishës dhe nisën të qëllonin me armë zjarri.

Autoritetet, deri në publikimin e këtij raportimi, nuk kishin dhënë detaje mbi identitetin e sulmuesve apo arsyet e mundshme të atij veprimi.

Zëdhënësi i qeverisë së Jordanisë, Mohammad al-Momani, njoftoi se forcat e sigurisë kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar autorët.

Karak është një provincë me prani të pakicave të krishtera dhe më herët është përballur me incidente të rënda të dhunshme.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi në vitin 2016, kur persona të armatosur sulmuan forcat e rendit dhe një zonë turistike pranë një kështjelle historike në Karak, duke lënë të vrarë 10 vetë, mes tyre shtatë efektivë policie, dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Hetimet për të zbuluar motivet dhe detajet e sulmit më të fundit në Karak janë ende në vazhdim nga autoritetet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related