Kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj në prag të ndeshjes me Tiranën deklaroi se skuadra kuqeblu qartazi nuk është ajo e sezonit të kaluar kur luftoi për titullin kampion.
Sulmuesi shkodran thotë se ndaj bardhebluve Vllaznia do të kërkojë vetlm fitoren për të dalë nga situata e vështirë dhe fundi i tabelës në renditje.
Balaj duke folur për herë të parë për largimin e trajnerit Edi Martini tha se përgjegjësia është edhe e lojtarëve ndërsa e vlerësoi ish teknikun e kuqebluve ndërsa shtoi se skuadra po mundohet të kuptojë idetë e trajnerit të ri Lazslo.
Sulmiesi i Vllaznisë Balaj foli pak edhe për jetën personale duke thënë se prej 6 muajsh është bërë baba i një djali i cili çdo ndeshje vjen në stadium dhe përjeton emocionet e para. Një fitore me Tiranën do ishte një dhuratë e bukur për djalin 6 muajsh deklaroi Balaj.

