Ardit Dulaj nga Shkodra i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama pasi e përmendi mes personave të dyshuar për disa vepra penale.
Dulaj, anëtar i Kryesisë i Lëvizjes Shqipëria Bëhet iu përgjigj kryeministrit duke thënë se është arrestuar 6 herë vetëm se ka kërkuar dorëheqjen e tij.
Përmes një video, Dulaj i bën të ditur kreut të qeverisë se ka dalë i pafajshëm me vendim gjykate dhe se ky linçim i Ramës dhe asgjë tjetër nuk do ta ndalë për të luftuar deri në fund për demokratizimin e vendit dhe largimin e kësaj qeverie.

