Biznesmeni Gjergj Luca, i biri i aktorit të njohur Ndrek Luca, ka takuar drejtoreshën e shkollës “Tringë Smajli” në Shkodër, ku arsimohen edhe fëmijë nga familje me origjinë dukagjinase.
Gjatë takimit, Luca ka pyetur nëse të rinjtë nga kjo trevë janë përfshirë në protestat e dhunshme të ditëve të fundit. Duke iu referuar edhe rrënjëve të tij nga Dukagjini, ai ka përcjellë një mesazh kundër dhunës, duke shprehur bindjen se të rinjtë duhet të orientohen drejt Europës.
“Dukagjinasit e mi janë për Europën, jo për dhunën, gurët e flakët. Ua marrsha të ligat e tyne”, është shprehur Gjergj Luca.

