Këlliçi: Rama është kryeministri më i korruptuar në Europë, mashtron pa limit…

Publikuar me datë:

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për prokurimet publike, duke e akuzuar se po përpiqet të mbulojë aferat korruptive që kanë përfshirë institucionet shtetërore.

Në një postim në FB, Këlliçi shkruan se Rama ‘nuk e ka aspak problem të gënjejë’, ndërsa theksoi se dosjet e korrupsionit që lidhen me tenderat dhe AKSHI-n po ekspozojnë nivelin e abuzimit të qeverisë me fondet publike.

Postimi i plotë në FB:

Kur je më i korruptuari në rajon, nuk e ke aspak problem të gënjesh!

Kryeministri që u lë porosi vartësve cilët ndërtues të takojnë e t’u kryejnë punë, apo se cilat kompani duhet të fitojnë tenderat, thotë se paskemi lënë pas Gjermaninë në fushën e prokurimeve publike!!!

Mirëpo Gjermania nuk ka sjellë këtu njerëz që të mësojnë nga ne, por ka sjellë dosje të rënda korrupsioni, që lidhen pikërisht me prokurimet që krenohet Rama!

Kryeministri që mbrojti publikisht një grup të strukturuar kriminal që për prokurimet e AKSHI-t kishin organizuar dhe pengmarrje, na thotë se jemi më lart se BE në këtë drejtim!

Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Europë.

Dhe një kryeministër i tillë, nuk e ka fare problem që të gënjejë e të tallet në këto përmasa me qytetarët.

Arroganca, tallja e shpërfillja që u bën njerëzve, është prapë më e vogël se hajdutëria e tij olimpike!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...