Arrestimi i kirurgut në Korçë, babai i 21-vjeçares rrëfen detajet tronditëse: Tentoi ta puthte

Publikuar me datë:

Babai i 21-vjeçares që denoncoi kirurgun Niko Nunka për ngacmim seksual ka folur për mediat, duke rrëfyer detaje tronditëse nga ngjarja.

Sipas tij, vajza ishte shtruar në spital pas problemeve shëndetësore dhe ishte operuar për apandesit nga kirurgu Nunka. Ai tregoi se fillimisht kishte besim të plotë te mjeku, por më pas vajza i kishte rrëfyer se gjatë qëndrimit në spital ishte përballur me sjellje të papërshtatshme.

“Çupa më tha që më vinte dorën, më aplikonte kremin dhe kishte tentuar edhe ta puthte. Ia kishte zënë fytyrën. Kur ia aplikonte kremin i thoshte mamasë time që mos shiko këtej”, deklaroi babai i saj.

Ai shtoi se vajza nuk kishte folur më herët nga frika se mos shkaktonte konflikt, ndërsa vetëm ditën e fundit kishte treguar gjithçka, çka bëri që familja të njoftonte menjëherë policinë.

Babai i 21-vjeçares tha se familja jeton prej vitesh në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime, ndërsa ngjarja i ka tronditur rëndë.

“Vajza është shumë e shqetësuar. Nuk na e priste mendja që në vitin 2026 të kishte ende raste të tilla. Kërkoj drejtësi dhe që ai person të marrë dënimin maksimal”, u shpreh ai.

Ai pretendoi gjithashtu se kirurgu mund të ketë pasur edhe raste të tjera të ngjashme, ndërsa paralajmëroi se do të ndjekë çështjen edhe me avokat.

Deklarata e plotë:

Kam bërë mbrëmë një denoncim për vajzën time për ngacmim seksual. Kam dy javë që kam ardhur nga Gjermania. Pas dy ditëve çupa mu ankua nga stomaku, kishte dhe të vjella. Vajta në farmaci i mora ca ilaçe, nga ilaçet s’pati përmirësim dhe mamaja ime e çoi në spital. Më merr në telefon dhe më thotë hajde se çupa është sëmurë. Shkoj në spital, i bëjnë analizat dhe eko. Ekoja i doli mirë. Tha doktori që eko s’tregon mirë, analizat e nxjerrin që ka apandesit.

Doktori ishte Niko Nunka. Për shkak se çupa kishte pirë ujë ato ditë, e lanë operacionin për nesër në mëngjes. E bënë operacionin dhe doli mirë, e lanë në dhomë por doktori tha që ka infeksion dhe do e mjekojë dhe për këtë gjë. Më tha që do ta mjekoj në prezencë të mamasë tënde, por ai kishte bërë veprime të tjera që vajza mi tregoi më vonë. Çupa më tha që më vinte dorën, më aplikonte kremin madje kishte tentuar që edhe ta puthte çupën. Ja kishte zënë fytyrën. Kur ja aplikonte kremin i thoshte mamasë time që mos shiko këtej. Është një rast i përsëritur më thotë vajza, por s’më thoshte se kishte hall mos bëja sherr.

Ai afrohej, unë e largoja. Vetëm ditën e fundit e mora vesh unë. Lajmërova direkt policinë. Ne erdhëm dy javë për pushime dhe më ndodhi kjo gjë këtu. Vajza është e shqetësuar, s’ja priste mendja të ndodhte kjo gjë. Kemi vite që jetojmë jashtë shtetit dhe nuk na e priste mendja të kishte akoma në 2026 pedofila. Unë kërkoj drejtësi sepse më thanë që këtu s’ka drejtësi. Edhe në spital që isha, pa lekë në dorë s’të ndihmonte njeri. Po e them hapur që i kam dhënë edhe lek në dorë doktorit.

Kërkoj drejtësi, të marrë maksimumin sepse ai person ka patur dhe raste të tjera si këto. Unë kam patur besim të plotë te ai sepse e pashë burrë të moshuar, me eksperiencë. Vajza është në shtëpi, kam edhe një javë lejë dhe do largohem por pa e sqaruar këtë çështje nuk e le. Do gjej avokat andej për çështjen dhe se le në asnjë mënyrë. Kur bënte këto gjëra s’ka patur njerëz të tjerë në dhomë, vetëm ajo dhe nëna ime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...