Qarkullimi i automjeteve në zonën e Reçit, në Malësinë e Madhe, është vështirësuar gjatë kësaj fundjave, ku janë krijuar radhë të gjata makinash.
Shkak është bërë numri i lartë i vizitorëve që kanë zgjedhur Reçin për të kaluar fundjavën me familjen dhe për të shijuar gatimet tradicionale në këtë periudhë të sezonit të gështenjave.
Përballë fluksit të shtuar, nevojitet prani e Policisë Rrugore për të orientuar lëvizjen e automjeteve dhe për të shmangur bllokimet, sidomos në ditët kur zona pret shumë vizitorë.

