Pjesa e protestuesve është vendosur pranë godinës së Parlamentit, ndërkohë që një grup tjetër vazhdon të qëndrojë përpara Kryeministrisë, ku forcat policore vijojnë të jenë të pranishme.
Aty pranë Parlamentit ndodhet edhe një autobot që lëshon ujë me presion për të larguar protestuesit. Sakaq, ndaj të rinjve është përdorur në mënyrë të konsiderueshme gaz lotsjellës.

