Izrael/ Shpërthim në veri të vendit, 20 persona të plagosur

Publikuar me datë:

Një shpërthim në veri të Izraelit ka lënë të paktën 20 persona të plagosur, sipas informacionit të dhënë nga policia dhe ekipet e shpëtimit. Ushtria konfirmoi se në vendin e ngjarjes janë dërguar trupa ushtarake dhe helikopterë për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.

The Times of Israel raportoi se ndër të plagosurit përfshiheshin studentë dhe mësues, të cilët po merrnin pjesë në një ecje në atë zonë. Paraprakisht dyshohet se shkaku i shpërthimit janë municionet e pashpërthyera.

Magen David Adom (MDA), organizata izraelite e shpëtimit që korrespondon me Kryqin e Kuq, bëri të ditur se ekipet e saj u ofruan ndihmën e parë tetë qytetarëve që pësuan lëndime të rënda ose mesatare, si dhe të tjerëve që mbetën me dëmtime të lehta.

Policia informoi se shpërthimi ndodhi në afërsi të qytetit Neot Mordechai, pranë kufirit izraelito-libanez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...