Partizani ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Florin Bratu. Klubi e ka bërë publik vendimin në rrjetet sociale, duke i dhënë fund bashkëpunimit pas humbjes 3-1 në derbin ndaj Tiranës. Deri në emërimin e një trajneri të ri, drejtimin e skuadrës së parë do ta marrë përkohësisht Alfred Deliallisi, i cili aktualisht është trajner i ekipit B.
“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Florin Bratu dhe pjesëtarët e stafit të tij teknik. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese të regjistruara në këtë fillim sezoni, të cilat kanë cenuar ndjeshëm objektivat sportivë të klubit. Seanca e radhës stërvitore do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, trajneri aktual i Partizanit B. FK Partizani i uron Florin Bratu dhe stafit te tij suksese në vazhdim të karrierës së tyre sportive”.

