Vetëm 10 nga 225 personat që mbahen në paraburgim në burgun e Reçit dyshohet se janë të përfshirë në çështje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto të dhëna u sollën në vëmendje nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila kundërshtoi argumentet e mazhorancës për ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”.
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat argumentoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon angazhim të vazhdueshëm politik, ndërsa zbatimi i masës më të rëndë të sigurisë duhet të shqyrtohet duke marrë parasysh edhe shifrat konkrete të paraburgimit.
Qëndrimet e Tabakut u bënë publike pas një vizite monitoruese në burgun e Reçit. Gjatë saj, anëtarët e komisionit, së bashku me përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Avokatit të Popullit dhe OSBE-së, shqyrtuan kushtet e qëndrimit dhe trajtimin e personave të paraburgosur.
Procesi i monitorimit do të shtrihet edhe në institucione të tjera penitenciare. Në përfundim, pritet të hartohet një raport me problematikat e konstatuara dhe propozimet për ndërhyrje ligjore e përmirësimin e kushteve në sistemin e parab
urgimit.

