E fundit/ Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, 2 të plagosur

Publikuar me datë:

Një aksident automobilistik u regjistrua pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në zonën e Fratarit, rreth orës 15:30, ku dy automjete u përfshinë në një përplasje të fortë.

Të dy shoferët kanë pësuar lëndime për shkak të incidentit dhe u dërguan menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë. Hetimet janë ende në vijim për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related