Francë/ Protestat e nxënësve vijojnë, 141 gjimnaze mbeten të mbyllura

Publikuar me datë:

Të paktën 141 shkolla të mesme në Francë vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të protestave të nxënësve, të cilët kërkojnë përmirësimin e kushteve të mësimit dhe rinovimin e ndërtesave shkollore. Qeveria franceze ka bërë të ditur se do të punësojë me urgjencë 3,000 mësues zëvendësues, por kjo masë është vlerësuar si e pamjaftueshme nga sindikatat.

Të dhënat e Ministrisë Franceze të Arsimit tregojnë se nga afro 3,700 shkolla të mesme në vend, 141 mbeten të mbyllura – një shifër më e ulët krahasuar me 157 të raportuara një ditë më parë. Kështu, më shumë se 96% e shkollave janë ende të hapura.

Lëvizja protestuese nisi më 17 shtator dhe në disa zona është shoqëruar me episode dhune. Në fillim të javës rreth 600 shkolla ishin të mbyllura, ndërsa të premten e kaluar ky numër kishte shkuar në 800.

Një burim nga qeveria franceze vuri në dukje se intensiteti i protestave po bie, edhe pse situata mbetet e ndryshme mes rajoneve, në varësi të problematikave lokale dhe ndikimit politik.

Ndërkohë, pavarësisht nismave të ndërmarra nga qeveria, organizatat studentore dhe sindikatat profesionale kanë bërë thirrje për një raund të ri protestash dhe një grevë kombëtare të martën, më 13 tetor.

Kërkesat kryesore të protestuesve përfshijnë përmirësimin e kushteve të mësimdhënies, rinovimin e ambienteve shkollore dhe plotësimin e vendeve të lira të mësuesve.

Pas një tjetër dite protestash të shtrira në gjithë vendin, pjesëmarrja u vlerësua më e ulët krahasuar me manifestimet e mëparshme. Megjithatë, organizatorët kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë mobilizimin, të paktën deri në fillimin e pushimeve shkollore që zgjasin nga 17 tetori deri më 1 nëntor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Një viktimë nga virusi Shamonda në Francë, OBSH qetëson: Nuk pritet përhapje e gjerë

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk pret një përhapje të...

Studimi i ri për vaksinën e personalizuar kundër kancerit: Rreziku i vdekjes ulet me 42%

Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, në kombinim me...

Francë/ Hapi zjarr nga makina duke vrarë 1 person dhe plagosur 5 të tjerë, Macron: Sulm terrorist racist

Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri të ndodhur në Trappes dhe La Verrière, në jugperëndim të Parisit. Viktimat përfshijnë edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërsa tre nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë. Autori i dyshuar është arrestuar dhe hetimi është marrë në dorë nga […]