Gazetarja Klodiana Lala nënvizoi marrëdhënien e ngushtë që Agasi kishte me Ramën, duke shtuar se nuk e kishte parashikuar se ai do të arrinte këtë nivel të përfshirjes në krimin e organizuar.
Klodiana Lala: Nuk e mendoja që Ergys Agasi do të ngjitej në këto nivele të krimit të organizuar. Pasi e ka përmendur Ahmetaj, e kam investiguar.
Lala shpjegoi se Agasi kishte luajtur rolin e një drejtuesi në AKSHI, ku sfida më të mëdha i kishte përballuar me autoritet të plotë. “Ai ishte Zoti i AKSHI-t,” u shpreh ajo, duke theksuar se ndikimi i tij ishte shtrirë në një spektër të gjerë institucionesh. Sipas saj, fuqinë ia kishte përforcuar afrimiteti me Ramën.
Ergys Agasi, tha Lala, kishte vendosur lidhje e ndikim në të gjitha institucionet, duke vepruar si person që zgjidhte situatat në mënyrë të menjëhershme. “Ishte tip operativ, pra që zgjidhte punët aty për aty.”
Në fund, gazetarja theksoi se, nëse Agasi deklaron se është agjent i SHISH, duhet ta bëjë këtë deklaratë zyrtarisht përpara organeve të drejtësisë.

