Të gjitha fluturimet në aeroportet e Moskës janë pezulluar pas një sulmi të raportuar me dronë dhe balona të vogla mbi kryeqytetin rus dhe zonën përreth.
Mediat ruse bëjnë të ditur se Moska dhe rrethinat e saj janë goditur nga ky sulm, duke shkaktuar kaos në trafikun ajror.
Mediumi ASTRA njofton se si pasojë e situatës, në të gjitha aeroportet e kryeqytetit është vënë në zbatim protokolli emergjent i njohur si “Qilim” (Carpet).
Zbatimi i këtij protokolli parashikon ndërprerjen e përkohshme të të gjitha fluturimeve, si ato në nisje ashtu edhe në mbërritje, duke pezulluar kështu trafikun ajror në Moskë.
Derimë tani nuk ka të dhëna të reja lidhur me pasojat e këtij sulmi ose dëmet e mundshme që mund të kenë ndodhur në kryeqytet dhe në rajonin përreth.
Po ashtu, raportohet se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk po arrin të aterrojë në aeroportin e Moskës.

