Blendi Gonxhe: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

Publikuar me datë:

Shtëpia e lindjes së Faik Bej Konicës, e cila ndodhet në fshatin Konicë në Greqi, pritet të restaurohet së shpejti. Lajmin e bëri të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, pas një takimi të zhvilluar në Prespë me homologen e tij greke, Lina Mendoni.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Gonxhe bëri të ditur se restaurimi i banesës do të fillojë në një të ardhme të afërt. Sipas tij, Ministria e Kulturës së Greqisë ka deklaruar se godina tashmë është shpallur objekt me rëndësi historike dhe kulturore dhe fondet e nevojshme për restaurim janë vendosur në dispozicion.

Ky njoftim vjen pasi Euronews Albania solli në vëmendje gjendjen e rënduar të shtëpisë, e lënë prej shumë vitesh në harresë, me dëmtime të shumta në mure dhe e mbuluar nga bimësia.

Beqir Potka, një nga 17 filantropët shqiptarë që bënë të mundur kthimin e eshtrave të Faik Konicës në Shqipëri, në një deklaratë për Euronews Albania, theksoi nevojën që banesa të restaurohet dhe të shndërrohet në muze. Ai shprehu, gjithashtu, gatishmërinë për të dhënë mbështetje financiare së bashku me miqtë e tij dhe komunitetin shqiptar në SHBA.

Gjatë takimit që u zhvillua në Greqi, Gonxhe dhe Mendoni diskutuan gjithashtu për kthimin në Shqipëri të dy objekteve arkeologjike nga Butrinti, të cilat janë sekuestruar në Greqi që prej vitit 2002, si edhe për bashkëpunimin në restaurimin e Kishës së Shën Nikollës në Mesopotam dhe pasuri të tjera të trashëgimisë kulturore.

Përveç këtyre, bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë dhe Greqisë përfshin edhe projekte arkeologjike në Finiq, restaurimin e ikonave dhe trajnimin e specialistëve shqiptarë të restaurimit në Selanik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Një viktimë nga virusi Shamonda në Francë, OBSH qetëson: Nuk pritet përhapje e gjerë

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk pret një përhapje të...

Studimi i ri për vaksinën e personalizuar kundër kancerit: Rreziku i vdekjes ulet me 42%

Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, në kombinim me...

Francë/ Hapi zjarr nga makina duke vrarë 1 person dhe plagosur 5 të tjerë, Macron: Sulm terrorist racist

Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri të ndodhur në Trappes dhe La Verrière, në jugperëndim të Parisit. Viktimat përfshijnë edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërsa tre nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë. Autori i dyshuar është arrestuar dhe hetimi është marrë në dorë nga […]