Putin bën kthesën e papritur: Lufta në Ukrainë po mbaron

Publikuar me datë:

Presidenti rus Vladimir Putin mendon që konfliktit me Ukrainën po i vjen fundi. Këtë e tha ai vetë duke iu drejtuar gazetarëve pas një parade ushtarake me masa të reduktuara në Moskë që shënoi fitoren e sovjetikëve në Luftën e Dytë Botërore.

“Mendoj se çështja po merr fund”, tha ai, duke iu referuar “operacionit të posaçëm ushtarak” në Ukrainë, ndërsa dënoi mbështetjen perëndimore për qeverinë e Kievit.

Shefi i Kremlinit bëri dhe një kthesë tjetër të papritur. Putin tha se do të ishte i gatshëm të negocionte marrëveshje të reja sigurie për Europën dhe se partneri i tij i preferuar negociues do të ishte ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schröder.

Ish-kancelari është një mik i hershëm i Putinit dhe i diskutueshëm për shkak të punës së tij për firmat shtetërore ruse të energjisë. Javën e kaluar, Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, tha se kishte “potencial” që BE-ja të negocionte me Rusinë dhe se Zelensky e favorizonte një veprim të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...