Shkolla “Prek Gjoni” në Bajzë feston 110-vjetorin e themelimit

Publikuar me datë:

Shkolla “Prek Gjoni” në Bajzë të Malësisë së Madhe feston 110 vite nga hapja e saj, duke shënuar më shumë se një shekull kontribut në arsimimin dhe formimin e brezave të rinj.

Me rastin e këtij përvjetori, deputeti Bujar Rexha ka vlerësuar rolin e institucionit në zhvillimin arsimor dhe shoqëror të zonës, duke falënderuar mësuesit, drejtuesit, nxënësit, prindërit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në historinë e shkollës.

Në mesazhin e tij, Rexha thekson se “Prek Gjoni” ka qenë ndër breza një pikë e rëndësishme referimi për dijen, kulturën dhe edukimin qytetar në Malësinë e Madhe.

Përmes këtij përvjetori, nderohet puna e shumë brezave të mësuesve dhe drejtuesve, si dhe kontributi i nxënësve dhe familjeve që kanë qenë pjesë e rrugëtimit 110-vjeçar të shkollës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Jordani/ 7 të vrarë dhe 28 të plagosur nga të shtënat në kishë

Shtatë persona u vranë dhe 28 të tjerë u...

Francë/ Protestat sjellin ndryshime, shtyhet ndeshja e PSG

Përballja mes Paris Saint-Germain dhe Olympique Lyonnais, e caktuar...