Ted Kopliku kritikon miratimin e Reformës Territoriale: E gjithë Shqipëria është në kafazin mendor të një personi të vetëm

Publikuar me datë:

Ted Kopliku ka reaguar në rrjetet sociale pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend, duke shprehur zhgënjimin për mënyrën se si u zhvillua procesi dhe për pritshmëritë e parealizuara nga disa figura të mazhorancës.

Në një reagim në Facebook, Kopliku thotë se shpresat ishin te vullneti i Vullnet Sinajt, qëndrimi i Erion Braçes dhe rebelimi i Elisa Spiropalit, por sipas tij, rezultati i votimit dëshmoi se këto pritshmëri nuk u përmbushën.

Ai e cilëson situatën si një pasqyrë të shëmtuar të institucioneve dhe shprehet se vendimmarrja në vend, sipas tij, vijon të përqendrohet te një person i vetëm.

Kopliku argumenton se mënyra e miratimit të Reformës Territoriale pasqyron, sipas tij, modelin e vendimmarrjes që është ndjekur prej 13 vitesh për ligjet, financat publike dhe çështjet që lidhen me territorin e vendit.

Në reagimin e tij, ai thekson gjithashtu se ndryshimi nuk mund të mbështetet vetëm te shpresa për ndërhyrjen e të tjerëve, si drejtësia, ndërkombëtarët apo edhe ushtria, por te një qëndrim i shoqërisë për të mos pranuar më këtë situatë.

Reagimi i plotë i Ted Koplikut:

“Lajmi i vetëm është që këtë herë shpresën e kishim varur tek vullneti i Sinajt, tek dinjiteti i Braçes dhe tek rebelimi i Spiropalit.

E meritojmë, derisa ta ndryshojmë, këtë fotografi të shëmtuar të institucioneve tona. E gjithë Shqipëria është në kafazin mendor të një personi të vetëm.

Në këtë formë që u votua dje Reforma Territoriale, vendoset prej 13 vitesh për çdo ligj, për çdo qindarkë e për çdo cm katror të këtij vendi.

Ndryshimi do vijë veç kur ne të mos e përballojmë më varjen e shpresës tek të tjerët: drejtësi, ndërkombëtarë apo më keq ushtarë, si mbrëmjen e djeshme.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related