Francë/ Protestat sjellin ndryshime, shtyhet ndeshja e PSG

Publikuar me datë:

Përballja mes Paris Saint-Germain dhe Olympique Lyonnais, e caktuar për javën e tetë të Ligue 1, është shtyrë dhe nuk do të luhet sipas datës së planifikuar fillimisht. Autoritetet kanë vendosur që ndeshja të zhvendoset për të hënën, më 26 tetor, një ditë pas datës që ishte parashikuar në kalendar.

Kjo lëvizje u bë pas kërkesës së Prefekturës së Policisë së Parisit, e cila ngriti shqetësime në lidhje me organizimin dhe sigurinë në kryeqytet, për shkak të protestave të paralajmëruara. Vendimi u mor në bashkëpunim me përgjegjësit e Ligue 1 dhe gjeti dakordësinë edhe të transmetuesit zyrtar të kampionatit.

Ndryshimi i datës bën që takimi mes PSG-së dhe Lyonit të përkojë me ceremoninë e ndarjes së “Topi i Artë”, duke sjellë dy evente të rëndësishme të futbollit në të njëjtën ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related