Një aksident rrugor është shënuar në hyrje të Shkodrës, pranë Bazilikës së Zojës së Këshillit të Mirë. Për fat të mirë, ngjarja nuk ka shkaktuar pasoja të rënda në njerëz.
Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga trajektorja, duke u përplasur me një prej ndriçuesve anës rrugës.
Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e përplasjes.
Dyshohet se shpejtësia dhe lagështia e rrugës mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

