Një zjarr masiv ka shkrumbuar një zonë të gjerë me shkurre, pyje dhe ullishte në fshatin Haspiraj të Peqinit.
Kohët e fundit, Peqini po përballet me një rritje të rasteve të zjarreve në zonat rurale, ndërsa djegia e tokave bujqësore është shndërruar në një shqetësim të vazhdueshëm. Përhapja e shpejtë e flakëve është përforcuar nga era e fortë, duke shkatërruar një sipërfaqe të madhe të mbjellë me pemë.
Shërbimi zjarrfikës vazhdon t’u kërkojë banorëve që të shmangin ndezjen e zjarreve si dhe të jenë të kujdesshëm gjatë procesit të djegies së mbetjeve bujqësore.

