Mazniku deklaroi se puna e komisionit u vështirësua për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës në fazën fillestare të procesit. Ai argumentoi se mazhoranca kishte marrë një mandat politik nga qytetarët dhe ishte përballur me domosdoshmërinë për të ristrukturuar qeverisjen vendore, pasi, sipas tij, bashkitë më të vogla nuk zotërojnë kapacitetet e nevojshme për të përmbushur përgjegjësitë që u ngarkohen.
Sipas Maznikut, edhe gjatë konsultimeve publike, qytetarët kishin shprehur kërkesën për një institucion vendor që të ishte më pranë tyre.
” I dhamë kohën e mundshme marrëveshjes me opozitën, që nuk funksionoi. Opozita ka bllokuar. Ka 217 ditë komisioni, 121 ditët e para opozita nuk erdhi fare, u dogj 40 për qind e kohës. Kemi marrë një mandat politik nga njerëzit, u gjendëm para një presioni, bashkitë e vogla nuk i ofrojnë dot funksionin e tyre. Na duhen bashki të mëdha me më shumë kapacitet. Në dëgjesa, njerëzit na thonin që duhet të kemi një institucion që na rri afër. Zgjidhja që ne bëmë, që është produkt i konsultimeve, propozuam 71, me amendamentin e fundit u bënë 77.”

