Çështja e UÇK-së në Hagë, Kurti: Zgjedhja e presidentit do të na hapte mundësi për Apelin

Publikuar me datë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp, deklaroi se procesi i zgjedhjes së presidentit të vendit dhe mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së përbëjnë dy çështje të veçanta.

Kurti theksoi se, nëse presidenti i ri i Kosovës nuk zgjidhet deri në afatin që përfundon sonte në mesnatë, vendi nuk do të ketë mundësi të ofrojë ndihmën e nevojshme për katër ish-udhëheqësit e UÇK-së në apelimin kundër vendimit të shkallës së parë për dënimet e shqiptuara nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte.

“Për katër të dënuarit, ne besojmë se duhet të ketë korrigjim në Apel, ndërsa, në anën tjetër, kemi nevojë për një strategji shtetërore e kombëtare. Moszgjedhja e Presidentit na çon drejtpërdrejt në zgjedhje. Por jo vetëm që na çon në zgjedhje, ajo na kufizon edhe mundësinë që të merremi me strategjinë shtetërore dhe me çështjen e apelit”, tha Kurti.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se trajtimi i apelit nuk mund të shtyhet për vitin e ardhshëm, por duhet të adresohet brenda këtij muaji.

“Pa President, sot Kosova rrezikon të mbetet për muaj të tërë në zgjedhje dhe pa institucione funksionale. Prandaj, çështja e zgjedhjes së Presidentit është emergjente”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Douglas flet për jetën e tij, lidhjet jashtëmartesore, drogën dhe përballjen me kancerin 

Douglas dikur kishte ëndërr të bëhej pilot garash, pasi në fund të viteve ’50 ose ’60 kishte përjetuar shpejtësi prej 150 miljesh në orë me Steve McQueen, në Porsche 908 të aktorit të ndjerë. Për setin fotografik të kopertinës së revistës PEOPLE, më shumë se 50 vjet më vonë, ai po lëviz nëpër rrugët e […]

Stamboll/ Sulm me thikë në shkollë, një nxënës i vrarë dhe tetë të plagosur

Të martën në mëngjes, në lagjen Başakşehir të Stambollit,...

Shkodër/ Dy efektivë të Policisë së Shtetit marrin dekorata për punën dhe përkushtimin në detyrë

Gjatë vizitës së tij në Shkodër, ministri Ervin Demo ka vlerësuar me dekorata dy punonjës të Policisë së Shtetit, Elisa Elez Hasanaj dhe Rigers Sekja, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë ushtrimit të detyrës. Hasanaj, e cila shërben si operatore e sistemit të kamerave në Stacionin e Policisë Kufitare Hani i Hotit, dhe Sekja, […]