“Benet Beci po i çmend shkodranët me zhurmat e motorëve dhe festat për interesa personale”

Publikuar me datë:

Prej dy netësh, në qytetin e Shkodres po zhvillohet festa e motorëve e organizuar nga Bashkia Shkodër, një aktivitet që ka mbledhur qindra motoristë nga vende të ndryshme për të promovuar motorët e tyre dhe kulturën e këtij stili jetese.

Atmosfera është shoqëruar me muzikë rock, parada motorësh dhe xhirime gomash deri në orët e vona të natës, duke krijuar një spektakël që për shumë të rinj dhe adhurues të motorëve është kthyer në një festë adrenaline dhe argëtimi.

Megjithatë, zhurma e fortë e motorëve ka sjellë edhe reagime kritike nga qytetarë të ndryshëm te bezdisur nga zhurmat e forta, të cilët e konsiderojnë aktivitetin shqetësues për qetësinë publike. Mes tyre është edhe shkrimtari dhe intelektuali shkodran Zija Vukaj, i cili ka reaguar publikisht për ndotjen akustike në qytet.

“Një ndotje të dhunshme akustike po përjetojnë qytetarët e pafajshëm të qytetit të Shkodrës. Buçimat e llahtarshme të motoçikletave të përbindshme shumëkubikëshe, kanë zëvendësuar tingujt e butë të jetës së qytetit që prodhon vetëm muzikë. Llahtari sonte më 9 maj të këtij viti”, shkruan Vukaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pensionistët në Shkodër prej 3 ditësh në pritje te pensioneve nga posta e qytetit

Dhjetëra pensionistë në Shkodër raportohen se po presin prej...

EMRAT/ Identifikohen të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

Një tragjedi është shënuar pasditen e kësaj të mërkure...

Shqipëria e shqiptarëve/ Protestuesit i shkojnë te dritarja Ramës: Dorëheqje, burg!

“Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhëtarëve”, kjo ka qënë...