Pas një periudhe të shkurtër larg aktivitetit futbollistik dhe përgjegjësive të zakonshme, Granit Xhaka sërish vjen në vëmendje për një çështje që ka ngjallur reagime të mëdha.
Kapiteni i Zvicrës, i cili luan për Sunderlandin, do të udhëtojë këtë javë drejt Lucernit për t’u intervistuar nga Prokuroria Publike në lidhje me hetimet që lidhen me certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19.
Mediet raportojnë se ende nuk është vendosur një datë zyrtare për këtë paraqitje. Kujtojmë se, për këtë çështje, Xhaka është pezulluar nga kombëtarja zvicerane derisa të sqarohen plotësisht rrethanat.

