Edhe sot, në ditën e 128-të, qytetarët kanë vazhduar tubimin e tyre kundër qeverisë.
Protestuesit janë mbledhur përpara Komisariatit numër 1 në Tiranë.
Brenda këtij komisariati ndodhen tre protestues që janë ndaluar gjatë manifestimeve të paradites para Kuvendit.
Pjesëmarrësit në protestë po kërkojnë lirimin e tyre, ndërsa vazhdojnë të hedhin thirrje kundër mazhorancës.

