Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua këtë mbrëmje rreth orës 19:20 përgjatë aksit kombëtar Peqin–Elbasan, duke rezultuar në humbjen e jetës së një pasagjereje.
Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Pazari”, në segmentin rrugor mes Pajovës dhe Bishqemit, ku dy automjete u përfshinë në një përplasje.
Informacionet fillestare nga vendi i ngjarjes tregojnë se të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur gjatë aksidentit, ndërsa një pasagjere, e cila ishte raportuar në gjendje kritike, nuk arriti të mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Forcat e emergjencës dhe Policia mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke nisur punën për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e incidentit.
Viktima është identifikuar si Afërdita Xhaja, 70 vjeçe.

