Kryeministri Edi Rama priti sot në kopshtin e Kryeministrisë një delegacion nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara (US CODEL).
Përmes një postimi në Facebook, Rama njoftoi për takimin dhe ndau disa fotografi nga momentet e zhvilluara me përfaqësinë amerikane.
“Sot në kopshtin e Kryeministrisë me përfaqësinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara (US CODEL)”, shkruan Rama në postimin e tij.

