SHKODËR – Shkodra është bërë ndalesa e parë e një serie takimesh që ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, po zhvillojnë me strukturat vendore të Policisë.
Takimet zhvillohen në një moment kur situata kriminale në qark, veçanërisht problematikat që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, është në vëmendjen e institucioneve.
Burime bëjnë të ditur se vizita e drejtuesve të lartë të Policisë në Shkodër mund të pasohet nga ndryshime në drejtimin e strukturave vendore. Performanca e drejtuesve aktualë dhe mënyra se si po përballohen problematikat e evidentuara pritet të jenë pjesë e vlerësimit.
Në vijim, ministri Demo pritet të zhvillojë një takim edhe me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, ku pritet të diskutohen çështje që lidhen me rendin dhe sigurinë në qytet e qark.

