Shkodër/ Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë mblidhen në Asamblenë e 78-të, në fokus Vizita “Ad Limina”

Publikuar me datë:

Ipeshkvijtë e dioqezave katolike në Shqipëri janë mbledhur në Shkodër për Asamblenë e 78-të të zakonshme të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Punimet po zhvillohen në Seminarin Ndërdioqezan Shqiptar, ku në qendër të diskutimeve janë çështje që lidhen me jetën e Kishës në vend, misionin baritor dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet katolike.

Një pjesë e rëndësishme e takimit lidhet me përgatitjet për Vizitën “Ad Limina Apostolorum” në Romë, që ipeshkvijtë shqiptarë pritet ta zhvillojnë në fund të këtij muaji. Gjatë vizitës, ata do të paraqesin pranë Selisë së Shenjtë gjendjen dhe veprimtarinë e Kishës në Shqipëri, si dhe prioritetet dhe sfidat për periudhën në vijim.

Në axhendën e vizitës është edhe takimi me Papën, në një moment të rëndësishëm për ipeshkvijtë shqiptarë dhe Kishën katolike në vend.

Gjatë Asamblesë në Shkodër po diskutohet edhe puna e komisioneve të Konferencës Ipeshkvnore, krahas disa prej zhvillimeve dhe ngjarjeve kryesore të Kishës universale.

Mes temave të trajtuara janë procesi sinodal, Dita Botërore e Rinisë, si dhe përvjetori i Lumnimit të martirëve shqiptarë. Ipeshkvijtë po shqyrtojnë edhe mënyrën se si këto ngjarje janë përjetuar dhe po përcillen në komunitetet katolike në Shqipëri.

Takimi në Shkodër shërben si një moment koordinimi dhe reflektimi për drejtuesit e Kishës katolike në Shqipëri, në prag të Vizitës “Ad Limina Apostolorum” dhe takimit me Papën në Romë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Çylybyli nga Ana e Malit: “Nesër të gjithë në Tiranë kundër reformës territoriale”

Kreu i PD-së në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka zhvilluar...

Foshnja në qeli me nënën/ Avokati i Popullit inspekton rastin në Pojskë

Është nëna e një foshnjeje që ende ushqehet me...

Tuba flet për “rivalitetin” me Beren Saat: Gratë nuk duhet të shihen gjithmonë si rivale

Aktorët e njohura turke, Tuba Büyüküstün dhe Beren Saat, janë përfolur prej kohësh në media si rivale në industrinë e serialeve, por një prononcim i fundit nga Tuba Büyüküstün duket se ka hedhur dritë mbi këtë çështje. Büyüküstün, e cila është e njohur për publikun shqiptar nga seriali ‘Diamante dhe Dashuri’, ka reaguar së fundmi […]