Tamara në ngjyrat e vjeshtës, Florida Peraj fton turistët të zbulojnë Kelmendin

Publikuar me datë:

Pamjet e Tamarës në vjeshtë janë përdorur nga Florida Peraj, kryetare e Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe, për të promovuar bukuritë natyrore të Kelmendit.

Në postimin e saj, Peraj sjell disa momente nga një ditë tetori në Tamarë, ku bien në sy ngjyrat e stinës dhe prania e vizitorëve.

“Një ditë tetori plot jetë në Tamarë. Plot vizitorë, ngjyra vjeshte dhe bukuria e Kelmendit që të fton ta vizitosh në çdo stinë”, shkruan ajo.

Përmes këtij postimi, Peraj u bën thirrje vizitorëve të përfshijnë Kelmendin në udhëtimet e tyre, duke veçuar natyrën dhe mikpritjen e zonës.

“Eja zbuloje edhe ti Kelmendin, natyra, mikpritja dhe bukuritë e tij të presin”, shprehet Peraj.

Tamara është një nga pikat më të njohura të Kelmendit dhe prej vitesh është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët që vizitojnë veriun e Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përplasja me protestuesit, deputeti i PS: E kuptoj arsyen e indinjatës

Deputeti i Partisë Socialiste, Adi Qose, ka komentuar përplasjen...

2 të vdekur/ Sulm me dronë në Detin e Zi, fundoset anija turke

Një anije mallrash në pronësi turke, që transportonte drithë nga Ukraina drejt Italisë, është goditur me dron dhe më pas është fundosur, pasi u përfshi nga flakët. Dy marinarë humbën jetën, 11 u shpëtuan, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur. Anija “Royad Mammadov”, me flamur të Saint Kitts dhe Nevis, ishte nisur vetëm tri […]

Kryepeshkopi Joani në Francë, pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të Patriarkanës Ekumenike

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani,...