Ndryshon numri te Kombëtarja, Maran dërgon dy lojtarë në tribunë ndaj San Marinos

Publikuar me datë:

Shqipëria do e mbyllë këtë muaj me sfidën ndaj San Marinos. Kjo përballje është rezervuar më datë 6 tetor, pikërisht prej orës 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Dje u larguan Feta Fetai dhe Samuele Sina nga grumbullimi i Kombëtares. Të dy iu bashkuan Kombëtares U-21 nën drejtimin e Alban Bushit.

Trajneri Maran është i detyruar që të dërgojë dy lojtarë në tribunë ndaj San Marinos. Kujtojmë se për herë të fundit përballë Finlandës ishin Sina, Sabah Kerjota dhe Klevi Qefalija.

Disa lojtarë janë të ndëshkuar me karton të verdhë. Rotacioni në formacion ndërkohë është i sigurt. Për këtë mund të ketë vend, të paktën në stol, për Qefalijën dhe Kerjotën. Ndërkohë do të duhet që të ulen në tribunë dy lojtarë, duke qenë se aktualisht janë në dispozicion 25 lojtarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Korsitë e biçikletave në Shkodër, të rrezikuara nga motorët dhe monopatinat

Çiklistët kërkojnë respektimin e hapësirave të dedikuara dhe më...

Vllaznia e basketbollit gati për sezonin, Llazani: Kemi punuar intensivisht

Kuqeblutë presin Elbasanin të premten, ndërsa synojnë ta nisin...

Një javë me kinemanë në Shkodër, Festivali “Idromeno” në edicionin e pestë

Rreth 50 filma dhe aktivitete të ndryshme deri më...

Rreth 50 gra kryejnë mamografi në Shkodër gjatë javës së parë të Tetorit Rozë

Onkologia Lidia Zmijani: Kontrollet e rregullta ndihmojnë në zbulimin...