38% e familjeve shqiptare nuk arrijnë të ngrohin shtëpinë, niveli më i lartë i varfërisë energjetike në Evropë

Publikuar me datë:

Rreth 38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta për shkak të të ardhurave të ulëta dhe kostove, ndërsa vendi ende nuk ka një program të posaçëm që të lidhë financimin e rinovimit të banesave apo përmirësimin e ngrohjes me familjet në varfëri energjetike.

Gjetja vjen nga raporti i vitit 2026 për zbatimin e Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor, i cili analizon zhvillimet gjatë vitit 2025.

Raporti e vendos këtë problem përballë uljes së çmimit të energjisë elektrike për familjet, masa kryesore e Shqipërisë gjatë vitit 2025 për përballueshmërinë e energjisë.

Nga shkurti, tarifa për konsumatorët familjarë që përdornin deri në 700 kWh në muaj u ul nga 9.5 lekë/kWh në 8.5 lekë/kWh, ose me 1 lek për kilovatorë. Nga rreth 1.07 milion kontrata familjare, afërsisht 95% hyjnë në këtë fashë konsumi dhe përfituan nga tarifa më e ulët.

Megjithatë, raporti vlerëson se ulja e çmimit nuk e zgjidh problemin strukturor të varfërisë energjetike. Sipas të dhënave të cituara në dokument, 27% e popullsisë përballet vazhdimisht me vështirësi për të paguar shërbimet utilitare, ndërsa përqindja e familjeve që nuk arrijnë të sigurojnë ngrohje të përshtatshme arrin në 38%. Raporti e cilëson këtë si nivelin më të lartë të varfërisë energjetike në Evropë.

Strategjia e Mbrojtjes Sociale 2024–2030 parashikon masa kundër varfërisë energjetike, përfshirë konsolidimin e skemave financiare dhe nxitjen e paneleve diellore në zonat rurale. Edhe Agjenda e Reformave e Shqipërisë parashikon përshtatjen graduale të tarifave me çmimet e tregut, të shoqëruar me masa për familjet në varfëri energjetike.

Megjithatë, raporti konstaton se deri në vitin 2025 nuk ekzistonte një program i dedikuar që grantet për rinovimin e banesave ose përmirësimin e sistemeve të ngrohjes t’i drejtonte posaçërisht te këto familje.

Kontrasti me disa vende të rajonit tregon edhe llojin e ndërhyrjeve që raporti konsideron të nevojshme. Në Mal të Zi, për shembull, më shumë se 4,500 familje ishin përfshirë deri në mars 2025 në masa për eficiencën e energjisë, mbi 2,500 aplikime ishin miratuar dhe programi kishte një vlerë totale mbi 15 milionë euro. Grantet arrinin deri në 10 mijë euro për përfitues për ndërrimin e dritareve, termoizolim, panele diellore dhe sisteme eficiente ngrohjeje.

Kjo e zhvendos problemin në Shqipëri nga çmimi i energjisë te cilësia e banesave dhe aftësia e familjeve me të ardhura të ulëta për të investuar në eficiencë energjetike.

Pikërisht për këtë, raporti rekomandon që financimet për rinovimin e ndërtesave në Ballkanin Perëndimor të orientohen më shumë drejt familjeve në varfëri energjetike dhe jo vetëm te konsumatorët që kanë kapital për të investuar. /ekofin.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha e të vërtetës për Xhakën, do merret në pyetje nga prokuroria

Pas një periudhe të shkurtër larg aktivitetit futbollistik dhe...

Izraeli: Vritet në Gaza komandanti i Hamasit që mori pjesë në sulmin e 7 tetorit

Një komandant i Hamasit u vra në Rripin e Gazës nga forcat izraelite, sipas ushtrisë së Izraelit, e cila pretendon se ai ishte i përfshirë në sulmin e 7 tetorit 2023 në territorin izraelit. Forcat e armatosura izraelite njoftuan se komandanti i eliminua bënte pjesë në njësinë elitare “Nukba”, e cila kreu infiltrimin në Izrael […]

Protestë para Komisariatit 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të shoqëruarve

Edhe sot, në ditën e 128-të, qytetarët kanë vazhduar...