“Replika Ngadhnjimtare”, Gjokë Vata sjell reflektime mbi gjuhën dhe identitetin shqiptar

Publikuar me datë:

Gjuha, tradita, kultura dhe kujtesa shqiptare janë në qendër të dy vëllimeve të librit “Replika Ngadhnjimtare”, të autorit shkodran Gjokë Vata.

Në këtë botim, autori trajton një sërë temash përmes publicistikës, kujtimeve dhe reflektimeve të tij, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore. Një pjesë e rëndësishme e veprës lidhet me qëndrimin e tij për ruajtjen dhe pasurimin e gegnishtes, si pjesë e traditës gjuhësore shqiptare.

Gjokë Vata është një emër i njohur në jetën kulturore të Shkodrës. Edhe pse humbi shikimin që në fëmijëri, ai vijoi të ndërtonte një krijimtari të gjerë në letërsi dhe muzikë, si poet, prozator, kompozitor, përkthyes dhe kantautor.

Veprimtaria e tij është shtrirë edhe në fushën e studimeve dhe botimeve me karakter historik e kulturor, duke kontribuar ndër vite në ruajtjen e kujtesës dhe traditave qytetare shkodrane.

Për kontributin e tij, në vitin 2000 Bashkia Shkodër e vlerësoi me titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Ndërsa në vitin 1993, Vata kompozoi “Baladën e Mërgimtarit”, e cila u transmetua në televizionin italian RAI.

Me “Replika Ngadhnjimtare”, Gjokë Vata vijon të sjellë këndvështrimin e tij mbi gjuhën, kulturën dhe vlerat që lidhen me identitetin shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zelensky paralajmëron Rusinë: Do të godasim rafineritë që financojnë luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë të...

Gjinar/ Vijon lufta me flakët, terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen

Zjarri në zonën e Gjinarit, brenda bashkisë së Elbasanit,...

SHBA/ Avioni me 6 persona në bord humb kontaktin pak para mbërritjes në Boston

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi, si në ajër ashtu...