Zgjedhjet në Universitetin e Shkodrës, 3 pedagogët që marrin mandat në bordin administrativ

Publikuar me datë:

Në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet për bordin e ri administrativ sa i përket votimit për 3 anëtarë që votohen nga Senati Akademik.

Në përfundim të votimit të fshehtë nga Senati Akademik tre pedagogët më të votuar që do jenë pjesë e bordi të ri në mandatin 5 vjeçar janë Peter Saraçi, më i votuari me 14 vota.

Saraçi futet për herë të parë në këtë bord duke qenë një emër i ri.

E dyta më e votuara e cila konfirmohet edhe për një mandat tjetër është Entela Hoxhaj me 12 vota e cila ishte pjesë edhe e bordit të kaluar.

Po ashtu një tjetër konfirmim është emri i Adrian Lekës i cili në mandatin që kaloi ishte edhe kryetar bordi.

Ndërkohë Brikena Kapisyzi nuk arriti që të konfirmohet për një mandat tjetër pasi mori vetëm 4 vota.

Të drejtë vote kishin 20 anëtarët e Senatit Akademik të universitetit të Shkodrës.

Ndërkohë bordi i këtij universiteti ka në total 8 anëtar prej të cilëve 4 emërohen nga Ministria e Arsimit dhe një tjetër votohet nga studentët si përfaqësues i tyre.

Anëtarët e tjerë nuk janë caktuar ende dhe pritet të përzgjidhen sipas procedurave ligjore të përcaktuara.

Më poshtë rezultatet e plota pas votimit të Senatit Akademik të universitetit të Shkodrës për bordin e ri administrativ.

Të zgjedhur në bordin e universitetit të Shkodrës:

Peter Saraci 14 vota

Entela Hoxhaj 12 vota

Adrian Leka 8 vota

Kandidatë të tjerë:

Dhurata Hoxha 7 vota

Arselida Mashi 7 vota

Arnisa Kosteri 5 vota

Brikena Kapisyzi 4 vota

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Alarmi i Berishës nga Korça: Vendi po boshatiset, emigracioni dhe varfëria po largojnë shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi të premten...

Humbjet e energjisë elektrike, Kukësi kryeson me 34.9%, Fieri regjistron nivelin më të ulët

Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes kanë vazhduar të ulen edhe në vitin 2026. Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, humbjet totale kanë rënë në nivelin 15.6%, nga 16.96% që ishin regjistruar në fund të vitit 2025. Megjithatë, dallimet mes rajoneve vijojnë të jenë të konsiderueshme. Të dhënat e Operatorit të […]