Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset drejtuesi

Publikuar me datë:

Një aksident rrugor ndodhi pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në afërsi të “Mbikalimit të Memorialit”.

Informacionet e para tregojnë se një automjet i markës “Opel Astra” humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke përfunduar jashtë karrexhatës. Si pasojë, makina ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Menjëherë në vendngjarje shkuan policia dhe ambulanca, të cilat i ofruan ndihmën e parë drejtuesit të mjetit. Drejtuesi u plagos dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Fierit, ku aktualisht po trajtohet nga mjekët.

Policia, nga ana tjetër, ka marrë masa duke mbikëqyrur segmentin rrugor pranë aksidentit për të mbrojtur sigurinë dhe për të garantuar lëvizjen e mjeteve të tjera.

Grupi hetimor ka filluar punën për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet dhe të gjitha rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Humbjet e energjisë elektrike, Kukësi kryeson me 34.9%, Fieri regjistron nivelin më të ulët

Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes kanë vazhduar të ulen edhe në vitin 2026. Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, humbjet totale kanë rënë në nivelin 15.6%, nga 16.96% që ishin regjistruar në fund të vitit 2025. Megjithatë, dallimet mes rajoneve vijojnë të jenë të konsiderueshme. Të dhënat e Operatorit të […]

“Shqiponjat” ndalojnë një person me kanabis në Shkodër

Një shtetas është ndaluar nga efektivët “Shqiponja” të Shkodrës para pak minutave. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se dyshohet se i është gjetur lëndë narkotike kanabis sativa në mjetin me të cilin udhëtonte në Unazën Lindore. Po ashtu, referuar të njëjtave burime, siç është edhe proçedura, kontrollet janë shtrirë edhe në banesën e personit të ndaluar […]

Zgjedhjet në Universitetin e Shkodrës, 3 pedagogët që marrin mandat në bordin administrativ

Në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ditën e sotme...