Panik te Kthesa e Kamzës/ Autobusi i linjës Vorë-Tiranë përplaset me bordurën, përfundon në trotuar

Publikuar me datë:

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme te Kthesa e Kamzës, ku një autobus i linjës Vorë-Tiranë është përplasur me një bordurë dhe ka përfunduar mbi trotuar.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në momentin kur autobusi sapo ishte larguar nga stacioni në drejtim të kryeqytetit. Menjëherë pas mbylljes së dyerve, pasagjerët kanë dëgjuar një zhurmë përplasjeje në anën e majtë të drejtuesit të mjetit.

Më pas, autobusi ka goditur bordurën përgjatë gjithë gjatësisë së tij dhe ka përfunduar mbi trotuar. Pasagjerët, të alarmuar nga përplasja, kanë dalë menjëherë nga autobusi.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, si dhe përfaqësues të linjës së autobusit, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, për verifikim është ndaluar edhe një automjet tjetër, i cili dyshohet se mund të jetë përfshirë në aksident.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

UNISHK nderon kujtimin e Dr. Albana Kastrati Kullollit, pedagoge dhe kërkuese shkencore

Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”...

Bogë, besimtarët kremtojnë festën e Shën Mëhillit, lutje dhe atmosferë festive

Besimtarët e Bogës u mblodhën më 29 shtator për...