SPAK dhe BKH kontrollojnë AZHT-në, sekuestrohen dokumente për lejet e ndërtimit në dosjen Agasi

Publikuar me datë:

SPAK, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka kryer kontrolle në ambientet e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), e drejtuar nga Adelajda Roka. Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të hetimeve për dosjen “Agasi”, ndërsa hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra dokumente që lidhen me procedurat e dhënies së lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit.

Në fokus të hetimeve është edhe dokumentacioni për një leje të miratuar në vitin 2023 për ndërtimin e një vile në emër të biznesmenit Ergys Agasi, me firmën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas dokumenteve të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), në mbledhjen e 18 tetorit 2023 ishte përfshirë në rendin e ditës kërkesa për leje zhvillimi për një vilë individuale me dy kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Objekti, me një sipërfaqe rreth 500 metra katrorë, kishte si zhvillues Ergys Agasin.

Ndërkohë, raportimet mediatike kanë ngritur pikëpyetje mbi procedurën e administrimit të kësaj lejeje, veçanërisht për ndryshimin e mëvonshëm të emrit të subjektit zhvillues. Emri i drejtueses së AZHT-së, Adelajda Roka, është përmendur gjithashtu në raportimet që lidhen me biznesmenin Ergy
s Agasi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related