Këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, Imeldi Sokoli, ka shprehur shqetësim lidhur me fondin e akorduar për ndërtimin e një pike informacioni për turistët në Sheshin Demokracia. Sipas tij, për këtë projekt me një sipërfaqe prej rreth 25 metrash katrorë, është planifikuar një kosto prej afërsisht 61 mijë euro pa llogaritur TVSH-në.
Më poshtë është reagimi i plotë i këshilltarit Imeldi Sokoli:
Nëse duam të kuptojmë se si keqpërdoren paratë e taksave të shkodranëve nuk ka nevojë për ndonji investigim të fortë…
Çdo qytetar që kalon tek Sheshi Demokracia sheh që po ndërtohet një kioskë si pikë informacioni për turistët. Kjo në kuadër të vizionit madhor për turizmin në qytet…
Deri ketu çdo gjë okay.
Kur verifikojmë shifrën e ndërtimit të kioskës ka një shifër diku tek 61 000 euro pa TVSH dhe kioska është përafërsisht e përmasave 5mx5m 25 metër katror.
Me një llogari të thjeshtë i bie diku 2430 euro metri katror si kosto ndërtimi i cili është objekt që ka vetëm një xokul betoni dhe është konstruksion metalik që normalisht është shum më i lirë se konstruksioni betonarme.
Ndërkohë kosto mesatare e ndërtimit sipas EKB është diku tek 600 euro metri…
Llogaritë bëjini vetë nga 600 euro metri katror në 2430 euro metri katror

