“Cube It”, të rinjtë zbulojnë fotografinë e Gjon Milit përmes formave 3D

Publikuar me datë:

Veprat fotografike të Gjon Milit janë sjellë në një tjetër formë përmes punëtorisë krijuese “Cube It”, zhvilluar në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Aktiviteti u ofroi të rinjve një mënyrë më interaktive për të njohur fotografinë, duke i shndërruar imazhet e Gjon Milit në pjesë të një pune krijuese me forma tredimensionale.

Pjesëmarrësit fillimisht u njohën me fotografitë origjinale të Milit dhe më pas përzgjodhën elemente e detaje prej tyre, të cilat i përdorën për të veshur kube dhe kuboide. Në këtë mënyrë, fotografitë u kthyen në pjesë të një “puzzle” të ndërtuar në hapësirë.

Sipas Jozefina Vokrrit, specialiste në Sektorin e Edukimit pranë Muzeut “Marubi”, qëllimi i punëtorisë është që të rinjtë të mos i shohin fotografitë vetëm si imazhe, por t’i eksplorojnë ato përmes një qasjeje tjetër, duke u ndalur te detajet dhe duke i rikrijuar në forma gjeometrike.

Përmes “Cube It”, fotografia e Gjon Milit u bë pikënisje për eksperimentim dhe bashkëpunim, duke ndërthurur trashëgiminë fotografike me një mënyrë bashkëkohore të të mësuarit dhe krijimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksidenti fatal në Larushk, 23-vjeçari egjiptian humb jetën pas përplasjes

Një aksident i rëndë është regjistruar në Larushk të...

ATP vijon “Ditën e Hapur”, Valdrin Pjetri pret qytetarët çdo të mërkurë

Qytetarët që kanë çështje të pazgjidhura mbi pronat mund...

BE do të ndajë 50 miliardë dollarë për Ukrainën

Komisioni Evropian dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për...

Migrena prek 1.3 miliardë njerëz në mbarë botën

Migrena nuk përbën thjesht një dhimbje koke, por renditet...