Kraja dhe Mbishkodra, një trashëgimi e përbashkët në një ekspozitë në Shkodër

Publikuar me datë:

Arkitektura tradicionale e Krajës në Malin e Zi dhe e zonës bregliqenore të Mbishkodrës është bërë bashkë në një ekspozitë të hapur në zonën muzeale të Shkodrës, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë.

Përmes vizatimeve arkitektonike dhe fotografive, ekspozita pasqyron tiparet e ndërtimeve tradicionale dhe elementet që dëshmojnë lidhjet e hershme mes dy trevave shqiptare në të dyja anët e kufirit.

Aktiviteti është organizuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, ndërsa autor i ekspozitës është arkitekti dhe studiuesi nga Ulqini, Korab Kraja.

Krahas dokumentimit të vlerave të arkitekturës tradicionale, ekspozita synon të rikthejë vëmendjen te rëndësia e ruajtjes së këtyre ndërtimeve, të cilat mbartin gjurmë të historisë, mënyrës së jetesës dhe identitetit kulturor të banorëve të këtyre trevave.

Kraja dhe Mbishkodra, ndonëse sot ndodhen në shtete të ndryshme, kanë një histori dhe trashëgimi të lidhur ngushtë, ku Liqeni i Shkodrës ka qenë ndër elementët që i kanë bashkuar ndër shekuj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Droni rus godet një shkollë në Kiev, nxënësit shpëtojnë pa lëndime

Një dron rus që ra mbi një shkollë në Kiev të hënën në mëngjes shkaktoi një zjarr, por fatmirësisht nuk pati të lënduar pasi të gjithë nxënësit ndodheshin në strehimore në momentin e goditjes, njoftuan autoritetet ukrainase. Ekipet e shpëtimit vazhduan të kërkojnë mes rrënojave pranë ndërtesës së shkollës, dritaret e së cilës ishin shkatërruar […]

Aksidenti fatal në Larushk, 23-vjeçari egjiptian humb jetën pas përplasjes

Një aksident i rëndë është regjistruar në Larushk të...

ATP vijon “Ditën e Hapur”, Valdrin Pjetri pret qytetarët çdo të mërkurë

Qytetarët që kanë çështje të pazgjidhura mbi pronat mund...

BE do të ndajë 50 miliardë dollarë për Ukrainën

Komisioni Evropian dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për...