Videot intime të artistëve, reagon Aurela Gaçe: Nuk jam pjesë e tyre! Po sajohen histori mbi jetën time private

Publikuar me datë:

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar ashpër pas zërave që qarkullojnë kohët e fundit në rrjetet sociale, ku emri i saj është lakuar lidhur me disa video intime të publikuara online.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në Instagram, Gaçe mohoi prerë këto lajme, duke i quajtur tërësisht të pavërteta dhe shpifëse. Ajo theksoi se raportet e saj me kolegë dhe anëtarë të industrisë muzikore kanë qenë gjithmonë të natyrës profesionale dhe, sipas saj, këto bashkëpunime nuk mund të interpretohen si arsye për të shpikur histori mbi jetën e saj personale.

“Dua të jem e qartë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë”, shkruan këngëtarja.

Gaçe kërkoi që emri dhe dinjiteti i saj të mos përdoren si mjet për të ushqyer thashetheme, duke shtuar se ajo nuk ka ndërmend të komentojë për jetën private të personave të tjerë të përmendur në diskutimet e fundit.

“Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd ta përdhosë”, shprehet ajo.

Ajo shprehu gjithashtu solidaritet për të gjitha vajzat dhe gratë që përballen me shpifje, fyerje ose shkelje të privatësisë së tyre.

Në mbyllje të reagimit, Gaçe paralajmëroi ndjekje ligjore ndaj çdo pretendimi që, sipas saj, ka në shënjestër emrin dhe nderin e saj.

“Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë. Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur”, përfundon ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksidenti fatal në Larushk, 23-vjeçari egjiptian humb jetën pas përplasjes

Një aksident i rëndë është regjistruar në Larushk të...

ATP vijon “Ditën e Hapur”, Valdrin Pjetri pret qytetarët çdo të mërkurë

Qytetarët që kanë çështje të pazgjidhura mbi pronat mund...

BE do të ndajë 50 miliardë dollarë për Ukrainën

Komisioni Evropian dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për...

Migrena prek 1.3 miliardë njerëz në mbarë botën

Migrena nuk përbën thjesht një dhimbje koke, por renditet...