Shqipëria mbyll në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Bjellorusisë, në një 45-minutësh ku kuqezinjtë kanë kontrolluar lojën dhe kanë konkretizuar dy prej rasteve të krijuara.
Kristjan Asllani zhbllokoi sfidën nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin e parë.
Kuqezinjtë vijuan të kërkojnë golin e dytë dhe e gjetën në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 45-të, ishte Ernest Muçi që dyfishoi shifrat, duke çuar Shqipërinë në dhomat e zhveshjes me një avantazh të merituar.
Pas 45 minutash në stadium, Shqipëri 2-0 Bjellorusi, ndërsa Maran duket se ka nisur me këmbë të mbarë aventurën me kombëtaren shqiptare.

