Një autobus u përfshi nga zjarri pranë hyrjes së Tunelit të Krrabës, duke u djegur tërësisht.
Automjeti u shkrumbua nga flakët, ndërkohë që shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta. Nuk ka të dhëna të konfirmuara nëse ka persona të lënduar.
Autoritetet dhe ekipet e emergjencës pritet të mbërrijnë në vendngjarje, për të ndërhyrë në fikjen e zjarrit dhe për të dokumentuar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.

