Gjendja e Granit Xhakës është përkeqësuar pas zbardhjes së skandalit mbi falsifikimin e certifikatës së vaksinës kundër COVID19. Mesfushori është lënë jashtë listës së kombëtares së Zvicrës, pasi autoritetet në Lucernë kanë nisur një hetim zyrtar ndaj tij. Tashmë, atij i kanoset edhe rreziku për t’u përjashtuar nga aktivitetet me klubin dhe përfaqësuesen, me ndërhyrjen e mundshme të FIFA-s.
Hetimet kanë zbuluar se Xhaka ka manipuluar certifikatat e vaksinimit, madje ka përdorur një prej tyre gjatë një udhëtimi me Arsenalin drejt Shteteve të Bashkuara, duke i keqinformuar kështu autoritetet doganore amerikane. Ky veprim konsiderohet një shkelje e rëndë, që mund të sjellë pasoja serioze ligjore dhe sportive.
FIFA po ndjek me kujdes zhvillimet e kësaj çështjeje. Në rast se shkelja penale e Xhakës provohet, priten masa të ashpra edhe nga institucioni më i lartë i futbollit. Meqë vendimet e FIFA-s kanë vlerë botërore, çdo pezullim i mundshëm do ta ndalonte Xhakën të luante si për kombëtaren zvicerane, ashtu edhe për Sandërlendin, deri në përfundim të dënimit të vendosur.

